JOQ Albania
Home

“Dy partizanë të varur”, tifozeria e Tiranës provokon me dy banderola, policia bën sehir
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29/09/2019 21:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas përleshjes së dhunshme që ndodhi disa minuta përpara nisjes së ndeshjes, derbi mes Tiranës dhe Partizanit ka pasur edhe shumë momente të tjera të diskutueshme, që deri diku mund të cilësohen edhe "skandal" më vete.

Tifozët e Tiranës kanë shpalosur në shkallët e stadiumit dy banderola gjigande tejet ‘provokuese’ për kundërshtarët e tyre të Partizanit.

Në një prej banderolave shihet legjenda e klubit bardheblu dhe futbollit shqiptar, Selman Stërmasi, duke luajtur shah, ndërsa tek tjetra dy partizanë të varur.

Ajo që e bën më skandaloz këtë rast është se policia nuk ndërhyn, por bën "sehir".

Lidhur me këtë incident të pakëndshëm ka reaguar edhe një tifoz i Tiranës.

Ai ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania ku tregon se ka vite që nuk shkon në stadium dhe jep arsyet pse e ka marrë këtë vendim.

Mesazhi i plotë:

Jam tifoz i tironës, qytetit tim të dashur.Kam vite që nuk shkoj më në stadium dhe motivi kuptohet.Stadiimi nuk eshte më një vend argentimi ku shkojnë amatoret e sportit apo familjet,përkundrazi eshte kthyer një fole alabakësh. Pashë një pankattë të shëmtuar e bërë nga tifozët ku ilustronin 2 partizanë të varur . Përveç dhunës që nuk arrij ta kuptoj, jam kurioz të di cfare lidhje kanë partizanët që kanë dhënë jetën për këtë vënd me një lojë me top? Pastaj na këndoni nëpër stadiume, o sa mire me qenë shqiptarë. Hiqen si patriote dhe hidhin baltë te patriotet e vertetë. Tani e kuptoj sa të dobishme ishin aksionet në hekurudha dhe në miniera. Sborri, puna vullnetare dhe ushtria tre vjet.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/