JOQ Albania
Home

I veshur bardheblu në “Selman Stërmasi”, kush është aktori i njohur që “çmendet” pas Tiranës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29/09/2019 19:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Po luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin "Selman Stërmasi" derbi më i zjarrtë i Shqipërisë, Tirana-Partizani.

Derbi i 153-të midis dy skuadrave që kanë bërë historinë e kampionatit shqiptar, përmbyll javën e 6-të të Superligës.

Partizani ndodhet në pozita të vështira, pasi në 5 ndeshjet e mëparshme ka mundur të grumbullojë vetëm 7 pikë, ndërkohë rivali i tyre i përjetshëm Tirana, vjen pas një ecurie më pozitive, duke arritur të grumbullojë 10 pikë.

Në stadiumin "Selman Stërmasi", janë parë edhe figura të njohura të ekranit dhe politikës, të cilët kanë ardhur në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës.

Një prej tyre është edhe aktori i Portokallisë, Ledio Lako, i cili është fotografuar teksa mban të veshur bluzën e bardhebluve, ku mban të shkruar "Çunat e Tironës".

Lako e ka treguar edhe në Portokalli që është tifoz i zjarrtë i Tiranës, ku një nga rolet e tij është "Ramadan Kafsha", një fanatik "tirons".

Pjesa e parë e sfidës është mbyllur me rezultatin 0-2 në favor të kampionë në fuqi të Superligës.

Golat për të kuqtë janë shënuar nga William Cordeiro në minutën e 29 dhe katër minuta më pas Theophilus Solomon dyfishoi rezultatin.

Nga 152 ndeshjet e zhvilluara mes dy klubeve, Partizani ka fituar 64 prej tyre, Tirana 40, ndërsa 48 sfidat e tjera janë mbyllur në barazim.

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/