JOQ Albania
Home

Ketri i preu rrugën gruas, e habiti me atë që i tregoi të paimagjinueshëm
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/09/2019 19:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një botë ideale do të ishte ajo ku njeriu dhe natyra bashkëjetojnë në harmoni të plotë. Sigurisht që jo gjithmonë është e mundur që një gjë e tillë të ndodhë por ka raste që edhe ndodh.

Një grua po shëtiste në një park kur ka vënë re që një ketër po e ndiqte nga pas dhe papritur i zuri rrugën.

Me sa duket ketri këmbënguli aq shumë sa bëri Tia Powell ta ndiqte për të mësuar se çfarë kishte.

Pasi e ka ndjekur, ajo zbuloi që i vogli i ketrit ishte dëmtuar dhe po qëndronte në anë të rrugës dhe kishte nevojë që dikush ta ndihmonte për të lëvizur.

Tia Powell  shprehet për mediat:

Unë isha e tronditur, pa fjalë dhe e emocionuar sepse një gjë e tillë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Ndihem keq sepse e nuk e kuptova se çfarë donte që me herën e parë. Fëmijët e mi dhe unë i duam kafshët. Të shihje të voglën e dëmtuar dhe nënë e saj që nuk e ndihmonte dot ishte e trishtueshme".

Powell ushqeu të dy ketrushët dhe i ndihmoi që të ngjiteshin në pemë. Ajo ka marrë përgëzime edhe nga departamenti i policisë në Virginia që ka vendosur që të ndajë lajmin,duke dhënë për të gjithë një mesazh, se duhet t’i duam kafshët.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/