JOQ Albania
Home

Fituan 161 milionë paund në lotari, çifti fillojnë të kenë probleme dhe ndahen
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/09/2019 13:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një çift nga Britania e madhe, të cilët fituan jo pak por 161milionë dollarë në lotarinë EuroMillions, janë zyrtarisht të ndarë.

Colin dhe Christine Weir kishin një vit që jetonin në vila të ndara dhe tashmë i kanë dhënë fund zyrtarisht martesës së tyre. Firmosja e divorcit vjen vetëm disa ditë pasi ata shitën edhe shtëpinë, që kushtonte 3 milionë dollarë, ku jetonin dikur bashkë.

Çifti nga qyteti Largs, ishin të martuar për 38 vite dhe kanë dy fëmijë të rritur bashkë, por në prill njoftuan se ishin në proces divorci. Krisja mes tyre nisi kur Colin kishte shkuar te disa lojëra ndërsa gruaja e tij ndodhej në disa evente për bamirësi.

Weir e kishte regjistruar vilën tre milionë paundshme në Troon në emrin e të ish-bashkëshortes, por ajo e shiti vetëm disa javë më vonë. Një mik i tyre tha se problemet mes dyshes nuk ishin ndonjë ‘sekret’ për njerëzit që jetonin afër tyre.

Problemet e çiftit nisën 15 muaj pasi e morën çekun në shtëpi.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/