JOQ Albania
Home

Këta janë dy miliarderët që dhuruan 750 milion dollarë për të luftuar ndryshimet klimaterike
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/09/2019 10:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Miliarderet Stewart dhe Lynda Resnick janë zotuar që të dhurojnë 750 milion dollarë për Institutin e Teknologjisë në Kaliforni për të ndihmuar në kërkime rreth ngrohjes globale.

Dyshja, që kanë në zotërim kompaninë ‘The Wonderful Company’ u shprehën se e bënë dhurimin për të mbështetur studimet që në qendër kanë problemet mjedisore.

Kjo shumë është me madhja që është dhënë ndonjëherë për të mbështetur këto lloj studimesh ndërsa është ‘dhurata’ e dytë më e madhe që i është dhënë një instituti akademik në SHBA.

Stewart Resnick u shpreh se këto investime janë jetike nëse ne shpresojmë se mund t’i rregullojmë në kohë emergjencat mjedisore me të cilat po përballemi.

Resnick u shpreh për Business Insider:

Në mënyrë që ta menaxhojmë si duhet krizën klimaterike ne kemi nevojë për investime të jashtëzakonshme, nga ato që mund të sjellin rezultate në kërkimet që bëhen nga universitetet."

Pas këtij investimi, Caltech planifikon që të ndërtojë një ndërtesë të quajtur ‘Resnick Sustainability Research Center’ e cila do të shërbejë si qendër për kërkimet.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/