JOQ Albania
Home

Pronarët e dyqanit ‘fëlliqen’ keq, në televizorët e tyre shfaqen video me ‘pullë të kuqe’
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/09/2019 8:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një dyqan me pajisje dhe veshje për sport ka luajtur për rreth dy orë video plus 18 në ekranet promocionalë përpara se stafi ta kuptonte se çfarë po ndodhte.

Kalimtarët e rastit kanë mbetur të shokuar ndërsa shihnin skenat për të rritur që jepeshin në ekranet e ndodhura në pjesën e parme të dyqanit mëngjesin e të dielës.

Si duket ekranet i kishte ‘hakuar’ dikush që vendosi të jepte në mes të rrugës në mëngjes.

Oficeri i sigurisë Dwayne Hinagano, ishte i pranishëm kur ndodhi incidenti dhe tregoi se kalimtarët thjesht nuk po u besonin syve.

Ai tha:

Videoja vazhdoi për një kohë të gjatë, ndoshta dy orë nga ora 8 derisa erdhi stafi i dyqanit në orën 10.00. Disa persona mbetën gojë hapur, ndërsa të tjerë thjesht zunë një vend dhe vazhduan të shihnin.”

Një tjetër dëshmitar tha se videon e kishte parë rreth orës 1.00 të mëngjesit. Ndërsa, një grua u shpreh për mediat se e pa videon ndërsa shkonte me djalin e vogël për të ngrënë mëngjes.

 Për të sqaruar situatën, pronarët e dyqanit dolën me një deklaratë:

Këtë mëngjes një person i panjohur fitoi akses tek ekranet sipër dyqanit tonë dhe vuri përmbajtje për të rritur. Ne u kërkojmë ndjesë të gjithë personave që mund ta kenë parë.”

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/