JOQ Albania
Home

I dërgoi për 6 muaj me radhë mesazhe numrit të vëllait të ndjerë, motra merr përgjigjen që s’e priste kurrë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/09/2019 21:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua vazhdoi të dërgonte mesazhe në numrin e vëllait të saj të ndjerë edhe pse ai kishte 6 muaj që kishte ndërruar jetë.

E trishtuar nga humbja e madhe, motra nisi të dërgonte në numrin që e kishte pasur i vëllai pak kohë pasi ai ndërroi jetë dhe pothuajse për ditë.

Por, duke qenë se numri nuk i ishte dorëzuar personit të radhës, mesazhet e saj kishin mbetur të palexuara.

Ditën e shkuar asaj i erdhi një përgjigje për herë të parë pas 6 muajsh.

Numri i kishte kaluar një gruaje dhe të dyja ato përfunduar duke u lidhur shumë emocionalisht me njëra-tjetrën.

Pasi lexoi mesazhet ajo iu përgjigj:

Më vjen keq që po ju mungon dikush, por për fat të keq i keni shkruar numrit të gabuar."

Ndërsa ajo motra e të ndjerit ia kthen:

E di, ky ishte numri i vëllait tim, ai ndërroi jetë në mars. Më pëlqen që t’i dërgoj mesazhe herë pas here. Më vjen keq.”

Por, si për ironi, edhe gruaja tjetër ishte duke kaluar një periudhë të vështirë, pasi një kushërira e saj që e kishte si motër ishte sëmurë rëndë dhe pritej që të mos ia dilte.

Më pas gruaja u bëri ‘screenshot’ mesazheve dhe i fotot i ndau në Reddit ku kanë marrë edhe një numër të madh komentesh pozitive.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/