JOQ Albania
Home

Puna perfekte, një kompani ofron t’u paguajë mijëra paund vetëm që të udhëtoni me qenin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/09/2019 20:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të shkuarit me pushime bashkë me kafshët shtëpiake mund të jetë ëndërr për disa, por miqtë me gëzof vijnë bashkë me një sërë ‘peripecish’.

Veç faktit që duhet t’u rregullosh të gjitha dokumentacionet e nevojshme, shumë prej këtyre kafshëve mund ta kenë edhe të vështirë të udhëtojnë në distanca ta gjata.

Pa llogaritur këtu dëmin që mund të shkaktojnë në hotelin ku ju do të akomodoheni nëse janë paksa ‘mistrecë’.

Por, për të gjithë ata që mezi po presin, një kompani jo vetëm që do t’u lejojë të udhëtoni bashkë me miqtë tuaj me katër putra, por edhe do t’u paguajë për ta bërë këtë gjë.

Për personat që do të zgjidhen të udhëtojnë me kafshë do të ofrohet një pagesë prej 3,000 paundësh.

Pra, me pak fjalë do bëni diçka që e dashuroni dhe do të paguheni në të njëjtën kohë.

Faqja e pushimeve Snaptrip po kërkon për dy qen dhe pronarët e tyre që të vizitojnë pronat e tyre që janë ‘dog friendly’, pra të dizajnuara për të pritur njerëz me kafshë shtëpiake me vete.

Kompania shkruan:

Po kërkojmë për dy qen me shije të hollë dhe sy për detajet, që të udhëtojnë me pronarët e tyre në pronat tona miqësore për qentë në vende se Cornwall, Wales dhe Lake District. Me të arritur në këto vende, do na pëlqente që ata të na tregojnë sesa të përshtatshme janë këto ndërtesa për qentë."

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/