JOQ Albania
Home

Policia bën thirrjen absurde: Kush na e identifikon burrin me këllëf jastëku në kokë?
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/09/2019 20:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur vjen puna për të identifikuar dikë që është shpallur në kërkim nga policia, ajo që pritet të të ofrohet është të pakën një foto e fytyrës së tij/saj.

Por si duket një komisariat policia ka vendosur së fundmi që të testojë ‘shqisat’ e njerëzve pasi kanë publikuar foton e një burri me kokë të mbuluar për t’u identifikuar.

I kërkuari në foto është duke mbajtur një këllëf jastëku apo ndonjë lloj çante të bardhë në kokë.

Kjo e bën disi të vështirë që njerëzit ta kuptojnë se kush është personi në foto. Gjithsesi ata mund të fokusohen tek veshja apo forma e trupit, por me kaq informacion mund të gabosh lehtë.

Fotot e publikuara janë marrë nga kamerat e sigurisë që ishin vendosur në biznesin ku ai kishte hyrë për të grabitur.

Thuhet që personi me këllëf në kokë e bëri grabitjen më 20 gusht rreth orës 1.00 të mëngjesit, kështu që jo vetëm është vështirë për t’u identifikuar, por është bërë edhe një muaj më parë.

Gjithsesi, për ata që mund ta kuptojnë se çfarë fshihet pas copës së bardhë, policia ka lënë një numër kontakti 4319025690.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/