JOQ Albania
Home

Kjo është gruaja që ka alergji ndaj WiFi-së: Nuk e di çfarë do ndodhë me mua kur të vijë rrjeti 5G
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/09/2019 18:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua, e cila thotë se ka alergji ndaj wireless-it, është e shqetësuar për shëndetin e saj kur të fillojë të përhapet rrjeti 5G në Angli.

70-vjeçarja Rosi Gladwell beson se rrezatimi elektromagnetik që lëshohet nga Wi-Fi e bën që t’i merret fryma dhe të ndihet e pafuqishme.

Veç kësaj ajo thotë që ndjen shpime në fytyrë dhe në këmbë.

Për shkak të kësaj alergjie, ajo ka shpenzuar ‘sa qimet e kokës’  për t’u mbrojtur nga rrezatimi. Mes këtyre futet edhe një çantë speciale për gjumë, e cila ka kushtuar 400 paund. Kjo lloj çante është e përbërë nga një shtresë prej argjendi dhe bakri që shërben si mbrojtëse.

E moshuara ka blerë gjithashtu një pajisje, që e mban në dorë, për të dalluar rrezatimin.

Gjithsesi, tashmë pacientja e vetë-diagnostikuar thotë që është shumë e sheqetësuar për efektin që do të ketë tek ajo rrjeti 5G.

Rosi madje druhet se ky rrjet mund t’i marrë edhe jetën.

Ajo u shpreh:

Kam shumë frikë nga e ardhmja. Për momentin kam arritur që ta mbaj veten të sigurt dhe jam me fat që jetoj në një shtëpi në fshat ku ka shumë pak frekuenca elektromagnetike.”

Gladwell e kalon kohën më të madhe në shtëpinë që ka në malet e Spanjës larg WiFi-së. Ajo e ka diagnostikuar veten si ‘alergjike ndaj wireless-it kur e kuptoi se ndihej më mirë kur fikte WiFi-në dhe celularët në shtëpi.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/