JOQ Albania
Home

Burri hap krahun dhe qëllon të shoqen, ajo hesht e frikësuar
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28/09/2019 15:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dhuna në familje është kthyer në një nga fenomenet më shqetësuese në Shqipëri. Gra, nëna të reja bien pre e dhunës së ushtruar nga bashkëshortët apo bashkëjetuesit e tyre për motive edhe nga më banalet.

Por një fjalë e popullit thotë: A është vërtetë burrë ai që godet një femër?

Episode të tilla nuk janë vetëm të shëmtuara e lënë jo vetëm shenja fizike, por edhe psikologjike tek viktimat e dhunës.

Një rast tejet i rëndë është regjistruar në një prej autobusëve të linjës Durrës-Kavajë.

Pa pikë mëshirë apo turpi në prani të qindra udhëtarëve, një burrë dhunon brutalisht të shoqen duke i veshur asaj disa shpulla, siç quhet në gjuhën popullore sa ‘t’i hante krahu”.

Të shqetësuar nga skena e dhunës udhëtarët nuk kanë bërë zë, e as më pak gruaja e dhunuar…

Tejet i shqetësuar nga pamjet e dhunës, qytetari shprehet:

Pershendetje JOQ, dje jam bere deshmitar i një dhune të paprecedent në linjën e autobuzit Durrës-Kavaje te nje çifti ku burri dhunonte gruan vazhdimisht gjate 40 minutave që zgjati rruga. Fatkeqësisht nuk munda të bëj më shume se sa nisa ta filmoja në këtë rast, shpresoj që kjo video të shërbeje për autoritetet përkatëse që dhuna ndaj kësaj gruaje të ndaloje. Nuk e dëgjova për çfar arsye po e dhunonte, pasi ajo gruaja as që e hapte gojën fare, po ky dhunuesi gjate gjithe kohës po e kërcënonte se sapo të shkonin në shtëpi do ta mbyste do ta vriste, e fjal të tjera me të cilat i bënte dhune psikologjike përveç dhunës fizike. Nuk e ka njoftuar njeri policin për fat të keq.”

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/