JOQ Albania
Home

Fotoja e Greta Thunberg po bën xhiron e botës, e vërteta pas montazhit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28/09/2019 11:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vetëm nëse nuk jetoni në këtë planet, ndoshta mund të mos keni dëgjuar të flitet sëfundmi për Greta Thunberg. Ajo është një aktiviste 16-vjeçare, e cila sapo është nominuar për “Çmimin Nobel Alternativ”, për punën e palodhur që ka bërë në botë, në kuadër të mbrojtjes së klimës.

Fake Photo Of Greta Thunberg Eating Lunch In Front Of Poor Children Sparks Outrage

Sëfundmi, në internet po qarkullon një foto e Gretës, e cila duket teksa konsumon drekën e qetë, përballë disa fëmijëve që kanë uri. Fotoja është fotomontazh dhe është shpërndarë në rrjet nga djali i presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro.

Eduardo Bolsonaro, i cili është deputet i Sao Paolo, ka ngelur në pritje të përgjigjes, pasi ka aplikuar për t’u bërë ambasadori i Brazilit në SHBA. Ka qenë pikërisht ai që ka shpërndarë këtë foto të modifikuar në mediat soviale.

Fotoja origjinale e Gretës u shpërnda nga një aktiviste fillimisht. Në të dukej Thunberg duke ngrënë drekën e qetë në një tren, ndërsa në sfond ishte pamja e një pylli. “Drekë në Danimarkë”, ishte përshkrimi i fotos.

Megjithatë, si me dashakeqësi, Bolsonaro shpërndau foton e edituar, ku në vend të pyllit, nga dritarja e Gretës dukeshin fëmijët e uritur që shikonin atë teksa konsumonte ushqimin.

Djali i Presidentit shkroi:

Më vodhe fëmijërinë”, tha vajza e financuar nga fondaioni “Open Society” i George Soros”.

The tweet from Eduardo Bolsonaro. Credit: CEN

Postimi shoqërohej edhe nga një artikull në të cilin supozohej se Thunberg merr fonde nga miliarderi hungarezo-amerikan George Soros.

Sipas raporteve zyrtare, në asnjë dokument nuk vërtetohet se Thunberg financohet nga fondacioni i Soros.

The original picture. Credit: CEN

Senatorja braziliane, Eliziane Gama, e cila është anëtare e komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe që do të vendosë nëse do të pranojë aplikimin e Bolsonaro për ambasador në SHBA, e ka cilësuar postimin si “papërgjegjshmëri e madhe”.

***

Burim: LadBible|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/