JOQ Albania
Home

Macet apo qentë, kush janë më të lidhur me pronarët e tyre? Studimi i jep fund dilemave
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27/09/2019 21:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Macet dhe qentë janë dy kafshët shtëpiake më të dashura për njeriun.

Qeni cilësohet ndryshe si miku më i mirë i njeriut dhe njihet për besnikërinë e tij, ndërsa macet karakterizohen nga natyra e tyre lozonjare.

Natyrshëm lind pyetja, cila nga këto dy kafshë janë më të lidhura me pronarët e tyre?

Ekziston një mit që thotë se macet shihen si krijesa më "të ftohta", që i konsiderojnë njerëzit më shumë si "shërbëtorët" e tyre se sa si "prindër".

Por ky mit është hedhur poshtë nga një studim i fundit, i cili zbuloi se macet janë më të lidhura me personat që përkujdesen për to.

Sipas hulumtimit, njerëzit nënvlerësojnë aftësinë e maceve për t’u kujdesur dhe "dashuruar" me njerëzit, e cila mund të jetë edhe më e fuqishme se devotshmëria e qenve.

Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Oregonit kanë zbuluar se macet bëhen shumë të lidhura me njerëzit që kujdesen për to.

Për të realizuar studimin, hulumtuesit përdorën 70 kotele të vogla të adhurueshme midis moshës tre dhe tetë muaj, të cilat u vendosën në një dhomë me kujdestarët e tyre. për dy minuta. Më pas kujdestarët e tyre u larguan për dy minuta dhe u rikthyen sërish në dhomë.

Studiuesit vëzhguan sjelljen e tyre gjatë secilës prej fazave dhe arritën në konkluzionin se macet kanë janë më "empatike" se qentë.

Sipas studimit, shumica e maceve ndihen të sigurta pranë kujdestarëve të tyre, ashtu siç ndihet një foshnjë në krahët e nënës së tij.

Burimi: Unilad|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/