JOQ Albania
Home

Pas 34 vjetësh hapet Traverbanku i Klosit, investimi 5.2 mln USD i AlbChrome kthen ëndrrën në realitet
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 27/09/2019 12:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një investim madhor i AlbChrome, me vlerë afro 5.3 milionë USD ka bërë që Traverbanku i Klosit, që lidh këtë zonë me atë të minierës së kromit në Buqlizë, të realizohet tashmë. Kjo vepër realizohet pas plot 34 vjetësh. Traverbanku nisi së ndërtuari në kohën e komunizmit, për të t’u lënë më pas në harresë deri në ditët e sotme për shkak të mungesës së fondeve. Ky është angazhimi i radhës që Grupi Balfin ka ndërmarrë gjatë muajve të fundit në sektorin jetik të mineralit të kromit.

Ky investim, së bashku me gjithë të tjerat të kryera që nga viti 2013, bën që vlera totale e investimeve të AlbChrome në sektorin minerar në Shqipëri të prekë shifrën e 55.6 milionë USD.

Investime si ai i Traverbankut, ndihmojnë në jetëgjatësinë e nivelit nr. 5 të minierës së Bulqizës, duke siguruar shumë vite të tjera punë të qëndrueshme në të.

Në vitin 1985 filloi ndërtimi i tij nga Ndërmarrja shtetërore e Ndërtimit të Minierave dhe deri në vitin 1996 u hapën 5.4 km. Në vitin 1996 u ndërprenë punimet për mungesë të fondeve nga Miniera si Investitor dhe punimi kaloi në konservim deri në vitin 2013 kur Minierën dhe bashkë më të edhe Traverbankun i mori nën administrim Grupi Balfin, i cili përmes kompanisë së tij AlbChrome planifikoi riaktivizimin e punimeve në Traverbankun 1 për ta lidhur atë me nivelin e pestë të minierës.

Si u bë e mundur hapja e Traverbankut

Gjendja në të cilën ishte lënë ky sektor nga kompanitë e mëparshme që kishin patur për qëllim vetëm shfrytëzimin e verbër për qëllime fitimi ishte e mjerueshme. Por gjithçka do të ndryshonte me vizionin e biznesmenit të njohur Samir Mane, i cili zotëron kompaninë AlbChrome përmes Grupit Balfin.

Traverbanku i Klosit ishte projektuar nga Instituti i Projektimit të Minierave në vitin 1985 dhe parashikonte lidhjen e punimeve të Transportit të Minierës së Kromit në Bulqizë në nivelin e pestë të saj në kuotën +420 m, me Impiantin e Seleksionimit në Klos dhe nëpërmjet tij do të realizohej transporti i mineralit e sterilit që do të seleksionohej në Impiant dhe do të përgatitej për transport për në Portin e Durrësit me linjë hekurudhore. Nëpërmjet Traverbankut do të mundësohej largimi për vetë-rrjedhje i ujërave nëntokësore nga niveli i pestë në Klos dhe do të shërbente si një punim që rriste sigurinë e minierës nga përmbytjet.

Pjesa e mbetur për t’u hapur prej 1875 metrash e Traverbankut 1 kishte vështirësi tekniko-minerare të mëdha pasi punimi do të çante tej për tej luginën e Vajkalit, e cila ishte e njohur për formacione të dobëta e ujëmbajtjeje, mbi vlerat normale të ujëmbajtës së shkëmbinjve nëntokësorë.

Në vitin 2014, Albchrome kontraktoi një kompani, e cila përveç disa punimeve rehabilituese dhe ringritjes së infrastrukturës për furnizimin me energji, nuk mundi të realizonte asnjë metër punë duke u tërhequr nga projekti.

Pas dështimit të punimeve të Traverbankut me nënkontraktor, Albchrome kërkoi eksperiencën e një grupi inxhinieresh që kishin punuar e drejtuar për një kohë të gjatë në këtë punim dhe ishin njohës të mirë të proceseve të punës dhe teknologjisë që përdoret në punime të tilla.

Traverbanku i Klosit u riaktivizua më në fund në muajin Gusht 2015 nga Albchrome me punime përgatitore si ringritje punimesh, ndërtim objektesh të trajtimit dhe infrastrukturës dhe punime montim-instalimi te makinerive e pajisjeve. Në maj të vitit 2019 u shemb edhe muri i fundit që bashkoi dy krahët e Traverbankut dhe e bëri plotësisht funksional atë.

Me përfundimin e këtij investimi sigurohet vazhdimësia pa ndërprerje e punës në pusin nr. 3 dhe rritja e sigurisë së operimit të këtij pusi, për ti shërbyer marrjes së rezervave që janë hapur nga investimi tjetër madhor i Albchrome me ndërtimin e Pusit nr. 9, investimi më i madhi i këtij lloji në vendin tonë.

*Shënim: Ky është një artikull i sponsorizuar nga Albchrome.*

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/