JOQ Albania
Home

Gjyshes i troket fati/ Fiton në lotari 150 milionë dollarë, nuk do ta besoni se si do i shpenzojë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/09/2019 10:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një gruaje të moshuar i ka buzëqeshur fati dhe ka fituar plot 150 milionë dollarë në Powerball.

E moshuara nga Ipswich, Queensland, kontrolloi për rezultatet që kishin dalë në biletën e saj dhe aty mori vesh që lajmin e pabesueshëm.

Kur e pyetën se çfarë do të bëjë me shumën e madhe të parave, pensionistja ka thënë se do t’i ndaja paratë me motrat e vëllezërit si dhe me fëmijët e nipat e mbesat, duke i bërë kështu milionerë në një kohë të shkurtër.

Veç kësaj, ajo shtoi se do të blinte edhe një shtëpi të re e të bukur për veten e saj.

Duke folur me emocione, gjyshja tha se nuk po u besonte syve kur pa se ishte fituesja e tretë dhe se e kontrolloi biletën me ‘miliona herë’.

Ajo u shpreh:

Po dridhesha, isha shumë e emocionuar dhe vazhdoj të jem."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/