JOQ Albania
Home

Zbulimi që i la të gjithë pa fjalë: Bibironët kanë ekzistuar 7 mijë vite më parë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27/09/2019 8:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E dini se bibironët nuk janë shpikje të kohëve moderne për fëmijët që vijnë në jetë gjatë kësaj epoke? Kemi të bëjmë në këtë rast me objekte të cilat kanë ekzistuar dhe janë përdorur mijëra vite më parë.

Ata janë kavanoza prej balte me një hundëz të vogël dhe ndonjëherë formohen në një mënyrë artistike në formën e kafshëve. Bibironët janë përdorur për të ushqyer të porsalindurit me qumështin e kafshëve 5.000 vjet para Krishtit, pastaj nga Neoliti deri në epokën e Bronzit dhe të Hekurit. Ky është zbulimi i studiuesve të udhëhequr nga Julie Dunne, nga universiteti britanik i Bristolit.

Të gjetura shumë vite më parë gjatë gërmimeve në Europë, ato kanë qenë objekte misterioze dhe përdorimi i tyre u zbulua vetëm tani, falë analizës së mbetjeve të tyre. Kavanozat kanë një diametër midis 5 dhe 10 centimetra dhe për këtë arsye janë mjaft të vegjël për t’u përshtatur në duart e një fëmije. Ato gjithashtu kanë një hundëz të ngushtë përmes së cilës mund të rrjedhë një lëng.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/