JOQ Albania
Home

Ramën e këshillon Fuga, Fuga i jep Ramës mendtë që merr nga sektori i 4-vjeçarëve?
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26/09/2019 17:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme një qytetar kishte rastisur të kishte përballë vetë “kokën” e qeverisë Rama, këshilltarin e kryeministrit dhe numrin 1 të propagandës të qeverisë, Endri Fugën. Atë që njihet mirë se nëpër biseda Whatsapp-esh u shitet punonjëseve të administratës sikur është mbi Ramën.

Qytetari e kishte parë vetë këshilltarin e KM, rastësisht në Apple Store në Manhattan (i cili sapo ishte inauguruar), i shoqëruar nga një burrë trupmadh me ngjyrë, i cili nuk dihet nëse e kishte njohur aty apo e kishte shoqëruar gjatë gjithë udhëtimit të tij në SHBA…

Qytetari shkruante se Fuga kishte shkuar për të blerë Iphone-in e fundit.

Ai i indinjuar thoshte:

Po blinte Iphone-in e fundit. Lekët e shqiptarëve i bëjnë Iphona.”

Megjithëse diçka e tillë mbeti si spekulim, Fuga bëri një reagim në Twitter dhe nuk i mohoi fjalët e qytetarit se kishte shkuar pikërisht në SHBA për këtë arsye.

Por ajo që ra në sy ishte pikërisht fotoja që kishte vendosur t’i kundërpërgjigjej akuzës së qytetarit.

Ai postoi një foto në një librari, pikërisht në sektorin e fëmijëve të quajtur “Sektori i Fillestarëve”. Në backgroundin e Fugës, duken qartazi tituj librash me emra kafshësh dhe jetesën e tyre në librat për fëmijët e moshës nga 4 vjeç e lart.

Ajo që edhe vetë Fuga e jep si mesazh është “Libri më i mirë se teknologjia”. Frazë kjo që padyshim duhet vlerësuar nga “koka” që i jep mend kryeministrit, por pyetja që po na vë në dyshim pas kësaj fotoje është sa ‘peshojnë’ këto mend që këshillojnë Ramën?

Mbase kanë kapacitetin e një fëmije 4 vjeç, ashtu si librat që Fuga lexon…?

Pak kohë më parë në një konferencë me gazetarët Rama u shpreh:

Ju nuk e besoni, jeni të lirë, por unë nuk lexoj, përveçse në raste të rralla që m’i rekomandon Fuga."

Këto dyshime shtohen edhe më shumë kur në disa raste dëgjojmë deklarata të pakuptimta të Ramës, në Kuvend apo në bashkëbisedime me qytetarët… kur ky i fundit përmend djalin e tij të vogël Zahon, por a janë në fakt ‘mendtë’ e një 4-vjeçari që i ka dhënë Fuga pasi është mirëinformuar nga libraritë e “Sektorit të Fillestarëve” në Mahnattan?

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/