JOQ Albania
Home

Iphone 11 dhe Iphone 11 Pro do të tregojnë një mesazh paralajmërues në ekranin lock nëse nuk mund të verifikojnë një ekran të zëvëndësuar
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 26/09/2019 15:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Apple ka publikuar një raport në të cilin thotë se iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max do ti shfaqë një mesazh paralajmërues përdoruesve në qoftë se nuk do të jetë e mundur të verifikojnë një ekran të riparuar. “ Nëse të duhet të zëvëndësosh ekranin e iPhone, është e rëndësishme që teknikët të përdorin pjesë të Apple. Pjesët që nuk janë të Apple do të mund të sjellin shumë probleme në funksionimin e ekranit”. 

 

Apple ka publikuar një listë të problemeve që mund të shfaqen nëse ekrani është riparuar në mënyrën e gabuar apo jo me pjesët e duhura, si për shembull: probleme të shumta me touch, probleme me ngjyrat dhe dritën e ekranit ose True Tone nuk do të punojë ashtu sic duhet. Apple nuk ka frikë nëse do të humbasë konsumatorë në lidhje me këtë gjë. Apple thotë që njoftimi do të shfaqet tek iPhone i prekur 4 ditë pasi problemi është detektuar, dhe më pas do të shfaqet tek menuja kryesore e settings për 15 ditë të tjera. Sipas Apple, ky lloj mesazhi do të shfaqet vetëm tek iPhone e rinj dhe jo tek modelet e mëparshme. 

 

Mesazhi i ri i paralamërimit në lidhje me verifikimin e ekranit vjen më një tjetër mesazh paralajmërues që Apple ka filluar të shfaqë tek përdoruesit e tij në lidhje me ndërrimin e baterive. Apple ka thënë se “ Ne marrim seriozisht sigurinë e konsumatorëve tanë dhe duam të sigurohemi që ndërrimi i baterisë është bërë ashtu sic duhet” .

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/