JOQ Albania
Home

VODAFONE PREZANTON KONKURSIN NDËRKOMBËTAR “FUTURE CHANGERS”
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26/09/2019 15:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse ke një ide inovatore, që nëpërmjet teknologjisë, i jep zgjidhje një prej problemeve që riskojnë mjedisin, duhet patjetër të njihesh me Future Changers, një konkurs ndërkombëtar i prezantuar pak ditë më parë, nga Vodafone Group.

Të rinj nga gjithë vendet ku Vodafone operon, përfshirë edhe Shqipërinë, do të mund të konkurrojnë me idenë e tyre, duke pasur kështu mundësinë jo vetëm të fitojnë një çmim prej 5000 GBP, por edhe të realizojnë projektin në një prej Universiteteve më të mirënjohura në Angli, në Imperial College London.

Duke filluar nga 23 shtator, deri më 20 tetor 2019, aplikantët kanë mundësinë të marrin pjesë në konkurs, duke dërguar propozimin për idenë e tyre me shkrim ose video në faqen online, dedikuar Future Changers https://careers.vodafone.com/futurechangers

Imperial College London do t’i sigurojë fituesit mbështetje dhe inkurajim përmes një programi tre-mujor të quajtur Techcelerate, i cili krijon, aktivizon dhe mbështet potencialin e sipërmarrjes përmes kombinimit të edukimit eksperimental dhe aksesit në ekosistemin e sipërmarrjes së këtij universiteti.

Future Changers është një ftesë e hapur për brezin e inovatorëve dhe krijuesve, për të gjetur një produkt dixhital që mund të ndryshojë të ardhmen e planetit, duke zvogëluar emetimet e karbonit dhe të  mbetjeve. Në një botë që po zhvillohet me ritme kaq të shpejta, me industri në rritje, zhvillime teknologjike dhe një popullsi në zgjerim, këto janë dy nga sfidat më të mëdha me të cilat përballemi. Mund të jesh pikërisht ti dhe ideja jote inovatore që mund të ndryshojë botën. Nxito të aplikosh!

*Shënim: Ky është një artikull i sponsorizuar nga Vodafone*

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/