JOQ Albania
Home

iPadOS dhe iOS 13.1 janë tani të disponueshëm për tu shkarkuar
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 25/09/2019 15:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

 

Apple po lancon iPadOS në të gjitha iPads. iPadOS sjell disa features tek tabletat e Apple. Feature më i dukshëm është ai i shtimit të widget tek faqja kryesore. Ai mund të shfaqet ngjitur me ikonat e aplikacioneve të zakonshme, dhe lejon pak më shumë kusotmizim në atë cfarë më parë ishte një faqe kryesore statike. 

 

Ky është iteracioni i parë i iPadOS dhe ai përfshin shumë nga features e iOS 13 të cilat pret ti shohësh në dark mode, updates të Apple Maps, Photos, dhe Reminders, dhe madje gjëra si Xbox dhe PS4 për iPads. Apple gjithashu po shkon atë cka ai përshkruan si “desktop-class” për navigim tek Safari, dhe ndryshimin e  features të tij multitasking. iPadOS është tani i disponueshëm në iPad Air 2, iPad Pro, gjeneratën e pestë ose të më vonë të iPad, ose iPad mini 4. Njëkohësisht me iPadOS, Apple gjithashtu po nxjerr iOS 13.1 e cila do të jetë për të gjitha pajisjet iPhone, me automated Siri Shortcut, një feature ETA në Apple Maps dhe ndarje të të dhënave për pajisjet enterprise. Ti mund të marrësh iOS 13.1 ose iPadOS nga settings > general > software updates. Nëse ke akoma profilin publik beta, ti duhet të zhvendosësh këtë profil nga pajisja jote në mënyrë që të kesh mundësinë të shohësh iOS 13.1 ose iPadOS.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/