JOQ Albania
Home

Vetëm Elisa Spiropali me batanijet e saj mund ta shpëtojë popullin këto ditë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24/09/2019 20:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vjen shpëtimi i situatës së rëndë të tërmeteve dhe përmbytjeve. Ministrja regjisore duket se ka marrë në dorë fatin e popullit. E gjendur kudo atje ku thotë partia dhe atje ku e kërkon kryeministri Skëndërbe, Donika e Doganave i vjen në ndihmë banorëve të prekur nga fatkeqësitë e fundit natyrore.

Sa shumë e kishin pritur qytetarët e shkretë. Ta shikonin në dritë të syrit dhe ta pyesnin si mund të quhej ky film i tyre. Kush janë protagonistët dhe kush antagonisti. Kush ia fut njërit dhe kush dashuron tjetrin.

Populli në plan të parë do thoshte e lartësuara ministre me mijëra euro të tyre në bankat e Evropës.

Ndihmat që ajo shpërndan do i bëjnë banorët ta harrojnë situatën e vështirë që ndodhen. E ç’i duhet tjetër këtij populli më shumë se një batanije që ajo dhuron. Mjafton t’i ngrohen shpatullat dhe truri t’i mpihet duke mos menduar se sa shumë i ‘do’ Elisa.

Vetë Elisa do jetë e pranishme ne çdo familje që ka nevojë këto ditë, pasi dhe ajo vetë ka hequr shumë për t’u bërë kjo që është. Një drejtoreshë, një ministre, një krah i poshtëm i Skënderbeut dhe një krah i lartë mbi popullin. Sa ka kaluar e dashura Elisë!

Por sot me krenari e thotë se është përkrah popullit, për t’i folur bukur dhe motivuar për ta kaluar këtë periudhë të vështirë.

Jo pa qëllim, Elisa shpërndan batanije. Janë çelësi i saj i suksesit, aty ku ajo ka dhënë maksimumin për të marrë vlerësimin e ushtrisë së Skëndërbeut.

JOQ ALBANIA

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/