JOQ Albania
Home

Karakteret e reja të Minecraft do të mund të kontrollohen nga players se si do të duken
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 24/09/2019 16:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Versioni më i ri beta i Minecraft vjen me mundësinë për të përshtatur një version tëndin. Ky lloj ndryshimi sigurisht që do të shoqërohet me një ndryshim të rregullave të lojës dhe të përformancës. 

 

Krijuesi i karaktereve të Minecraft të lejon të personalizosh avatarin tënd në lojë. Tool i ri të lejon të ndryshosh cdo gjë që nga modeli i flokëve, ngjyra e lëkurës dhe shprehitë e fytyrës. Më shumë se 100 mjete do të jenë të disponueshme pa qenë nevoja për të paguar. Gjithashtu po prezantohet një gamë e gjerë aksesorësh për të cilat ti duhet të paguash. Sigurisht që nuk mbetet me kaq sepse do të jetë akoma mundësia për importuar custom skins në Windows 10 dhe në celular.

 

Ky feature është i disponueshëm vetëm për testuesit beta, dhe më vonë do të jetë edhe për Minecraft Earth dhe platforma si iOS dhe Nintendo. 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/