JOQ Albania
Home

Stuhia gjatë natës/ Qytetari rrëfen tmerrin: U zgjuam mes ujit, vetëm kur pamë brenda gjithë fekalet e lumit të Tiranës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/09/2019 14:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme shumë banorë janë zgjuar me ujin deri në gju. Si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve që ranë gjatë stuhisë, por edhe problemeve të kanalizimeve dhe rrugëve, uji vërshoi kudo.

Në zonat ku dendësia e reshjeve ishte më e madhe, rrugët u kthyen në ‘lumenj’ të vegjël që merrnin çfarë t’u dilte para.

Një qytetar ka dërguar disa foto në redaksinë e JOQ Albania me anë të së cilave tregon dëmin e madh që i ka bërë uji në shtëpi dhe në biznes.

Ai shkruan:

Ja se si jemi zgjuar mes ujit dhe lluces. Ore nuk duam asgje me shum nga ky shteti apo dhe nga kryebashkiaku vetem duam te paguaj demet e biznesit se jemi biznes mobilerie dhe demet qe ka ber jane te medha .Duam te pakten te vazhdojm te punojm qe te ham buk ."

Pothuajse në të gjitha rastet që u raportuan për përmbytje të banesave, qytetarët shkruajnë se kanë ndodhur mes orës 4-5 të mëngjesit.

Pamjet e mëposhtme, ku duket sesi uji dhe balta e ‘kanë marrë në dorë situatën’, janë filmuar tek një banesënë në fund të Bulevardit të Ri tek rruga Nikolla Papajani.

Qytetari tregon më tej:

 Ka ndodhur ne mes te nates ne oren 4-5 vetem kur uji ka vershuar me furi dhe e kemi par brenda ne shtepi dhe jo vetem uje por dhe gjithe fekalet e lumit te tiranes."

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/