Neymar është kthyer në protagonistin kryesor gjatë dy javëve të fundit me PSG-në pasi ka shënuar gola vendimtarë që i kanë dhënë fitoren ekipit francez.
Megjithatë, tifozët e kësaj skuadre nuk e kanë harruar ende deklaratën e brazilianit i cili shprehu hapur dëshirën për largim në këtë merkato vere.
Kjo ka bërë që ata të jenë ende të inatosur me Neymarin. Në ndeshjen e djeshme ndaj Lionit, braziliani Neymar ishte heroi absolut i fitores 1-0 me golin e tij në fundin e ndeshjes.
Por gjatë sfidës, tifozët kanë bërë një gjest të turpshëm ndaj tij. Ylli brazilian u sulmua nga tifozeria në një moment që po gjuante goditjen e këndit. Një mori objektesh vërshuan drejt tij në minutën e 58-të të sfidës.
Ja pamjet: