JOQ Albania
Home

Ishte ulur në bar për të pirë, burri bën veprimin epik kur kupton se po bie tërmet
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23/09/2019 15:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në momenti kur ra tërmeti i parë 5.9 ballë, të gjithë nxituan të shpëtonin kokën apo sendet me vlerë.

Pasi e keqja kaloi, këto video nga momentet e panikut i shohim dhe na duken gazmore pasi të gjithë i përjetuam në vende të ndryshme. Një video e tillë është ndarë me redaksinë e JOQ Albania.

Aty duket një burrë i cili është ulur për të pirë në një prej bareve në Nishtullë, Durrës.

Me gotën e rakisë mbi tavolinë, pasi ndjen dridhjet e tërmetit ai e merr atë dhe me gotë në dorë vrapon jashtë i alarmuar.

Me humor, djali i cili ka dërguar videon shkruan:

Pershendetje JQO, ky shqiptar se la rakin tjerat i la nga tërmeti.”

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/