Manchester United po kalon një moment skandaloz në kampionatin anglez. Ekipi i "djajve të kuq" humbi ditën e djeshme 2-0 ndaj West Ham United.
Përgjegjësia kryesore bie mbi trajnerin, Ole Gunnar Solskjaer, të cilit sikur mos i mjaftonte situata e rëndë që po kalon,i duhet të përballet edhe me talljet e tifozëve.
Norvegjezit iu tha se do të ‘shkarkohet në mëngjes’ nga dy tifozë jashtë stadiumit pas ndeshjes.
Teksa ai po firmoste autografe dhe po bënnte foto me fansat pas ndeshjes, dy tifozë e lanë të shtangur me fjalët e tyre.
Një video që po bën namin në rrjetet sociale shihen dy djem të cilët presin për autografet e norvegjezit e më pas i thonë atij se do të shkarkohet në mëngjes.
Ja pamjet: