Mahniti Londrën, Florian Marku zotohet para fansave: Do të bëhem shqiptari i parë që fitoj titull botëror në boks

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.09.2019, 21:32

Pasi mposhti bindshëm boksierin çek, Miroslav Serban, në eventin "Ultimate Boxxer 5", që u zhvillua në Londër, Florian Marku ka objektiv shumë të madh në karrierën e tij.

Sportisti 26-vjeçar ka publikuar një video në Instagram me sekuencat kryesore nga dueli i tij kundër Serban.

Në mbishkrimin e videos, Marku shprehet se synon që të bëhet shqiptari i parë që fiton titull botëror në sportin e boksit.

Bokseri i talentuar shqiptar shkruan:

Hap pas hapi do të vijë dhe shansi për një titull botëror. Ëndrra ime më e madhe është të bëhem shqiptari i parë që fiton titull botëror në boks dhe të vij ta mbroj titullin në atdheun tim. Ka për të ndodhur, keni për ta parë.”

Ish-ylli i MMA e regjistroi fitoren e pestë në boksin profesionist.

Marku tërhoqi vëmendjen e mediave britanike, ku prestigjozja "The Sun" u shpreh me superlativa të larta për shqiptarin, duke theksuar se ai do t'i mahnisë fansat e tij në Londër.

Dhe kështu ndodhi, boksieri shqiptar ia doli ta mposhtë rivalin e tij, duke e dominuar ndeshjen dhe duke dhuruar spektakël për shqiptarët e shumtë të pranishëm në arenë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit