Liverpooli duket se e ka nisur me marsh të pestë këtë sezon të Premier Leagues. Ekipi anglez ka marrë sot marrë një fitore të rëndësishme ndaj Chelseat në transfertën e “Stamford Bridge”, me rezultatin 1-2.
Skuadra e Klopp ka qenë më kërkuese gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund e ka merituar fitoren.
Të kuqtë kaluan menjëherë në avantazh, me anë të Aleksander Arnold në minutën e 14-të, ndërsa në minutën e 30-të, pas asistit të Robertson, Firminho ka shënuar edhe golin e dytë.
Ndërkaq në pjesën e dytë të ndeshjes, Kante me një supergol ka ngushtuar diferencën.
Pjesa e mbetur nuk solli ndryshim të rezultatit dhe Liverpooli kështu mori një trepikësh të vyer, duke vazhduar e pamposhtur në kampionat.
Skuadra e Klopp e sheh veten e pashqetësuar në vendin e parë të klasifikimit, pasi tani ka 18 pikë në 6 ndeshje dhe është 5 pikë më shumë se City i Guardiolës.