JOQ Albania
Home

U drodhën si tërmet! Vajzat e Maria Bonitës dogjën skenën mbi tub
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04/10/2019 22:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Reperi i famshëm shqiptar Capital T, mbajti një koncert madhështor mbrëmjen e 20 shtatorit në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë.

Atmosfera në skenë ishte tejet elektrizuese, kjo edhe falë performancës së balerinave bukuroshe të Maria Bonita-s, të cilat i dhuruan koncertit më tepër sharm, duke i magjepsur të gjithë të pranishmit me manovrat e tyre joshëse.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga koncerti, vajzat me trupin si "ngjalë" të Maria Bonitës, dhurojnë spektakël teksa kërcejnë mbi tub nën ritmin e hitit "Pare Pare", krah reperit Capital T.

Mijëra të pranishëm në koncert kërcyen dhe u dëfryen nën ritmet e hiteve të reperit të tyre të preferuar, ndërkohë shijuan edhe performancën mbresëlënëse të balerinave profesioniste të Maria Bonita-s.

Me sa duket tërmetin e 21 shtatorit e kishin patalajmëruar bukuroshet e tubit, pasi shkundën turmën me lëvizjet e tyre.