Një gjest i mrekullueshëm është bërë së fundmi nga disa çiklistë në Granada të Spanjës.
Teksa ishin duke garuar gjatë një turneu, ata kanë parë një drer që ishte gati për t'u mbytur.
Menjëherë, çiklistët lënë biçikletat dhe shkojnë atje për ta shpëtuar. Vështirësia për ta nxjerrë drerin nga pellgu ishte me të vërtetë shumë e madhe.
Megjithatë pas shumë përpjekjeve, çiklistët ia dolën ta shpëtojnë. Pasi e nxorën në sipërfaqe dreri menjëherë u largua që aty.
Një gjest i madh ky nga çiklistët, të cilët kanë marë shumë komente pozitive për shkak të veprimit të mirë që bënë.
¡Un gesto admirable! Esta mañana (21/09/2019), unos ciclistas han rescatado a un ciervo de morir ahogado en #Huéscar (#Granada). @aquilatierratve. Vídeo: Ismael Sirio. pic.twitter.com/PnFR6dKVQS
— MeteOrihuela (@MeteOrihuela) September 21, 2019