Joleza Kokën të gjithë e njohim për "të fortat" që lëshon nga goja. "Goditja" e saj e radhës s'mund të mungonte gjatë këtyre ditëve të tërmetit.
Në një status të publikuar në Facebook ajo shprehet se tërmeti na dha një leksion të madh. Dhe nuk e ka fjalën për dashurinë ndaj njëri-tjetrit, apo për vlerën që ka jeta e njeriut. Jo. Sipas saj leksioni ishte për mënyrën e hapjes së derës.
E reja socialiste thotë se tërmeti na tregoi pse dyert duhet të bëhen me hapje nga jashtë e jo nga brenda. Nëse dhe ju ngelët të habitur, mos u shqetësoni se nuk jeni të vetmit.
Dikush e pyet vajzën mbi domethënien e asaj që ka shkruar dhe ajo nuk nguron ta sqarojë. Cili është kuptimi?
Joleza e sqaron në këtë mënyrë:
Vetëm kësaj rilindaseje mund t'i shkojë në mendje një problematikë dhe zgjidhje e tillë, në mes të tërmetit.