Gazetarja Besmira Pelushaj ka qenë duke dhënë lajmet gjatë ditës së djeshme, në momentin që një tërmet i ka lëkundur studion. Ajo ishte live në edicionin e orës 16:00.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë dhe në godinën e kanait televiziv ku ajo po jepte lajmet. Gjithashtu, të gjitha studiot kanë pësuar një lëkundje të ndjeshme. Gazetarja ka qenë duke raportuar dhe nuk e ndërpret fjalën e saj, por në fytyrë i duket hapur frika dhe paniku.
Pas këtij tërmeti, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të RTV Ora News dolën për disa minuta jashtë televizionit.
IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.