Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në turneun e boksit “Shkodra Boxing Night”, i cili po mbahet pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës.
Boksieri bullgar, Isus Velchkov ka ndërruar jetë gjatë duelit që ishte duke zhvilluar ndaj durrsakut Ardit Murja. Sipas“shkodrasport.com”, ngjarja ndodhi në raundin e pestë të duelit mes dy boksierëve.
Fillimisht boksierit bullgar iu dha ndihma e parë direkt në ring nga mjeku i turneut. Më pas, ai është transportuar për në Spitalin Rajonal te Shkodres ku eshte munduar t’ i jepet ndihma e duhur por sipas informacioneve gjendja e tij nuk është permiresuar teksa është ndarë edhe nga jeta.
Mësohet se boksieri bullgar ka patur një arrest kardiak, duke mos e përballur dot ritmin e sfidës. Një ngjarje e rëndë që ka ndërprerë për minuta të tëra turneun, që nuk dihet nëse do të vijojë apo jo.