Një episod totalisht i pazakontë ka ndodhur në futbollin amerikan, gjatë një ndeshje e vlefshme për Kategorinë e Dytë.
Futbollisti i Sakramento Republik, Darek Formella, ka përjetuar ndeshjen më të çuditshme të jetës së tij.
Edhe pse babai i tij, kishte vetëm 3 orë që kishte ndrruar jetë, Darek kishte zbritur në fushën e lojës, madje rezultoi deçiziv në ndeshjen ndaj, Rio Grandes.
Ishte pikërisht lojtari në fjalë që shënoi golin e fitores për skuadrën e tij në minutën e 81’, gol i cili bëri të mundur që skuadra e tij të marrë 3 pikët.
Lajmin për ndarjen nga jeta të babait të tij, Formella nuk ia kishte treguar askujt, por e kishte mbajtur të fshehtë nga pjesa tjetër e skuadrës.
Menjëherë pas shënimit të golit lojtari ia dedikon babait të tij të ndjerë dhe, menjëherë pas kësaj shpërthen në lot.