Aventura e Kristian Panuçit në stolin e kombëtares shqiptare nuk shkoi aspak ashtu siç pritej. Tekniku italian u shkarkua nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, për shkak të rezultateve të dobëta.
Prej disa muajsh i papunë, duket se Panuçi ka gjetur ekipin e ri ku do vazhdojë karrierën si trajner. Së fundmi, italiani ka marrë një ofertë konkrete nga klubi i Aris Selanikut në Superligën greke.
Sezonin e shkuar, te kjo skuadër kanë qenë pjesë edhe dy shqiptarët, Mërgim Mavraj dhe Migjen Basha të cilat janë larguar duke qëndruar shumë pak.
Nga mediat italiane mësohet se Panuçi dhe grekët kanë arritur akordin financiar dhe ngërçi është tek njerëzit që kërkon në staf trajneri.
Sapo dëshirat e njerëzve të stafit të teknikut 46-vjeçar të plotësohet mund të zyrtarizohet edhe akordi. Kështu, Panuçin mund ta shohim së shpejti në një detyrë të re.