Format e shkëlqyera fizike dhe postimet provokuese që realizon në rrjetet sociale, e kanë bërë të jetë një nga vajzat më të komentuara të showbizz-it shqiptar.
Po flasim për Ada Dedën, vajzën e ish-deputetes demokrate, Albina Deda.
Ada është mjaft e njohur edhe për shkak të pjesëmarrjes në disa videoklipe të këngëtarëve shqiptarë.
Së fundmi, ish-deputetja, Albina Deda, ka treguar se si është ndjerë teksa vajza e saj është komentuar në media të ndryshme për shkak të fotove provokuese që publikon në rrjetet sociale.
Deda u shpreh në emisionin "Rudina" në Tv Klan se fillimisht nuk ndihej mirë, por më pas ia ka toleruar vajzës fotot provokuese, pasi ka ndërtuar një marrëdhënie besimi me vajzën e saj.
Ish-deputetja tha:
E ftuar në studio ka qenë dhe Ada, e cila u shpreh se kur janë me pushime, fotot ja bën mami.
Ajo u shpreh: