JOQ Albania
Home

OnePlus 7T pritet të dalë në 26 Shtator
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 20/09/2019 16:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Seria e celularëve OnePlus 7T do të dalë në 26 Shtator si në Indi ashtu edhe në Amerikën e Veriut. Seria pritet të ketë dy pajisje, OnePlus 7T dhe 7T Pro, të cilat do të jenë në vazhdim të dy celularëve që kompania lancoi këtë vit. Pas eventeve në fund të Shtatorit, OnePlus tha që do të organizojë eventin e tretë në 10 Tetor në Londër, ku thuhet se do të ketë akoma më shumë gjëra për të treguar. 

 

Ftesa për eventin nuk na  jep shumë detaje rreth pajisjeve të reja. Spekullime tw shumta tregojnw që do të shohim ekrane 90Hz tek të dy llojet e celularëve OnePlus 7t dhe 7T Pro, por duhet të presim deri në njoftimin zyrtar. Disa zëra të tjerë thonë, që do të ketë një përplasje modeste rreth serisë së OnePlus 7t, duke përfshirë një procesor Qualcomm Snapdragon 855+, dhe një bateri të vogël: nga 4000 mAh deri në 4085 mAh tek OnePlus 7T Pro dhe nga 3700 mAh deri në 3800 mAh tek OnePlus 7T.

 

Nuk ka asnjë informacion rreth cmimit apo datës së lancimit të celularëve të rinj. Eventi do të fillojë në 10:30 AM ET në 26 Shtator në Amerikën e Veriut, ndërkohë që në Indi do të fillojë në 7 PM me orën lokale në të njëjtën ditë. Ndërsa përsa i përket Eurpoës lancimi do të jetë në 10 Tetor, në 4 PM me orën lokale.

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/