Një mozaik që paraqet Jezu Krishtin duke ushqyer të 5000-të është zbuluar poshtë një qyteti antik afër detit Galilee.
Mozaiku i cili besohet se daton rreth 1,500 vite më parë, i ka lumturuar shumë arkeologët të cilët e kanë kaluar të gjithë verën duke kërkuar në zonë për prova historike.
E ashtuquajtura Kisha e Djegur në Hippos, Izraeli verior, u shkatërrua nga një zjarr në vitin 700 pas lindjes së Krishtit, gjithsesi dyshemeja e cila ishte e zbukuruar me mozaik mbeti e ruajtur mirë nga një shtresë e trashë hiri.
Skenari i paraqitur në mozaik si duket paraqet një nga mrekullitë që përmendet në Dhiatën e Re, sipas saj, Jezusi ka përdorur vetëm 5 bukë dhe dy peshq për të ushqyer 5000 njerëz që ishin mbledhur.
Një ekip nga Universiteti i Haifa-s e zbuloi Kishën e Djegur në vitin 2005, por gërmimet për të kanë nisur vetëm gjatë kësaj vere.
Arkeologia Michael Eisenburg u shpreh:
Burimi:UNILAD|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania