Ngriti tabelën dhe kërkoi para për birra, tifozi arrin të mbledhë 67,000 dollarë nga dhurues të ndryshëm

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20.09.2019, 14:03

Një tifoz amerikan futbolli arriti që të mblidhte 67,000 dollarë pasi ngriti një tabelë para kamerave ku kërkonte para për birra.

24-vjeçari Carson King, kishte shkuar të shihte një ndeshje futbolli dhe ndërsa mbështeste skuadrën e tij, ai po mbante ngritur edhe një tabelë.

Në tabelë shkruhej" 'Kam nevojë të furnizohem me Busch Lite [një birrë amerikane], Venmo [një aplikacion për transferimin e parave], Karson-King 25."

Kjo shaka e tifozit u transmetua më pas edhe në një kanal sporti dhe ajo që nisi si diçka gazmore filloi në fakt që t'i sillte para të riut nga gjithë Amerika.

Venmo është një aplikacion që të lejon të transferosh para nga një llogari në tjetrën duke përdorur vetëm emrin e përdoruesit, dhe kjo e bëri më të lehtë të gjithë situatën. Gjithsesi, pasi e kuptoi se po i vinin shuma të mëdha parash, King vendosi që të bënte diçka të mirë me to.

Me një pjesë prej tyre u furnizua me birra ndërsa pjesën tjetër ia dhuroi një spitali fëmijësh.

Por, nuk mbaron këtu, kur kompania e birrës dhe e aplikacionit për transferime parash dëgjuan për këtë histori, ato vendosën që të dhuronin po aq para për spitalin e fëmijëve sa Carson.

Kështu, si përfundim, për fëmijët e sëmurë shkuan rreth 200,000 dollarë.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit