JOQ Albania
Home

Problemet e mëdha që po shkaktohen nga konsumi i vajit të peshkut
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20/09/2019 7:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ngrënia e peshkut të egër dhe pirja e suplementeve të vajit të peshkut janë dy gjëra tërësisht të kundërta. Nëse e para nuk përbën problem, e dyta po.

Problemi kryesor janë merkuri dhe dioksinat, të cilat janë të pranishme pothuajse te të gjitha llojet e peshqve që përdoren për suplementet. Nëse hani peshk që përmban merkur, ky i fundit ka tendencën që të qëndrojë në traktin intestinal, mëlçi dhe në zonën e stomakut.

Kur bëhet fjalë për suplemente, historia bëhet më e rrezikshme. Edhe pse prodhuesit thonë se suplementeve u është hequr merkuri, kjo është tërësisht e pamundur dhe e pavërtetë.

Te peshqit, merkuri përqendrohet kryesisht te vajrat omega. Kur përpunohen miliona peshq për t’u marrë vajin, merkuri rritet në nivele marramendëse. Procesi që përdoret për të ulur nivelin e merkurit, thjesht e destabilizon këtë metal të rëndë toksik.

Ai bëhet i thjeshtë për t’u përthithur dhe funksionon si një preparat homeopatik. (Për ata që nuk e njohin, homeopatia funksionon në bazë të parimit që sa më shumë të hollohet një substancë, aq më shumë rritet fuqia dhe ndikimi i saj në organizëm).

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/