Pantera e zezë lë ‘xhunglën’, gjendet duke bërë ‘xhiro’ nëpër çatitë e shtëpive

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20.09.2019, 07:37

Mund të jemi mësuar me idenë e të parit mace që hipin nëpër lartësi të ndryshme pa ndonjë vështirësi të madhe.

Por, a keni parë ndonjëherë ndonjë panterë të zezë duke bërë 'xhiro' nëpër shtëpi të banuara?

Kjo nuk ndodh çdo ditë por pa dyshim ka ndodhur në një vend në Francë kur njerëzve u zunë sytë një 'mace' të madhe të zezë duke ecur mes ndërtesave.

Në Armentière u thirrën shërbimet e emergjencës pasi njerëzit po raportonin se kishin parë një kafshë të madhe duke ecur mes shtëpive. Pantera, e cila ishte në madhësinë e një Labradori, sipas banorëve ndalonte dhe shihte trenin aty afër teksa kalonte.

Ndërsa mediat në Francë raportojnë se ajo u ngjit gjithashtu në një apartament brenda të cilit ndodhej një vajzë 15-vjeçare. Sapo e pa 'macen e madhe të zezë' vajza ia mbathi nga dhoma.

Gjithsesi, për fat të mirë pantera nuk ishte agresive.

Kader Laghouati, nga 'Animal Protection League', u shpreh për mediat se si duket kafsha ishte e zbutur dhe nuk tregonte fare shenja agresiviteti. Kthetrat i ishin prerë ndërsa një veteriner që e kontrolloi tha se kishte shëndet të mirë.

Ai e qëlloi me një qetësues dhe më pas pantera u fut në një kafaz dhe iu dorëzua qendrës Animal Protection League.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit