Zbulohet një nga gratë që i jepte Ronaldos hamburger falas kur ishte 12-vjeç

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.09.2019, 21:09

Historia prekëse që ylli portugez, Cristiano Ronaldo, rrëfeu teksa foli për fëmijërinë e tij, bëri mjaft bujë në mbarë mediat botërore.

Ndër të tjera, 5 herë fituesi i Topit të Artë tregoi se kur ishte 12-vjeç s'kishte para dhe shkonte për të lypur hamburgera në dyqanin e McDonalds, pas stërvitjes.

Ai u shpreh se nuk do t'i harronte kurrë 3 vajza të cilat gjithmonë e kanë ndihmuar me ushqim dhe kurrë s'e refuzonin, duke shtuar se po bën ç'mos që t'i gjejë ato.

Ronaldo tha se nëse do i gjente, do t'i ftonte në Torino ose Lisbonë për të darkuar së bashku me të.

Së fundmi, është zbuluar një nga vajzat që ka qenë punëtore e McDonalds, që i dha hamburgera falas futbollistit.

Ajo është Paula Leca, e cila sot është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Në një intervistë për radiotelevizionin Renascenza, ajo tha:

Ata vinin thuajse çdo natë para restorantit ku punoja dhe nëse kishin mbetur hamburgera që ende nuk ishin shitur, ne kërkonim leje nga menaxheri dhe ua jepnim. Një nga djemtë ishte Cristiano Ronaldo, që ishte ndoshta më i turpshmi nga të gjithë. Kur i kujtoj këto çaste më vjen të qesh. Unë ia kisha treguar tim biri këtë histori, por ai s'më besoi, pasi nuk mund ta imagjinonte mamanë e tij duke i dhënë Ronaldos një hamburger. Burri im e dinte këtë gjë, sepse ndonjëherë ai vinte natën të më merrte nga puna dhe e ka parë Cristianon. Nëse ai më fton për darkë, do të shkoj me siguri. Gjëja e parë që do të bëja do të ishte t'i them faleminderit dhe gjatë vaktit do të kishim mundësi t'i kujtonim ato kohë."

Bashkëshorti i Paulës, Jose Costa i tha radios se fatkeqësisht kishte humbur kontaktin me ish-shefen, Edna.

Në një postim në "Facebook", kur mësoi që Ronaldo e kishte përmendur, ajo shkroi:

Nuk kam menduar kurrë më parë se Karma ekziston, por që nga ky koment kam filluar të besoj se ajo ekziston."

Burimi: The Sun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit