JOQ Albania
Home

Google Assistant do të të lejojë të dërgosh reminders tek miqtë dhe familjarët e tu
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 19/09/2019 16:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Google po shton një feature të ri tek Assistant i cili do të lejojë të shkruash reminders për njerëzit e tjerë, për aq kohë sa këta persona janë pjesë e grupeve të besueshme të përdoruesve të Assistant. Ky feature është dizenjuar më së shumti për familje, i cili do të funksionojë nëpërmjet feature të Family Group, në mënyrë që një prind të dërgojë reminders tek fëmijët e tij dhe të ketë reminder pop up në celularin e tij ose Google Assistant- powered Smart Display. Kompania thotë që ajo mund të përdoret gjithashtu për shokët ose miqtë e dhomës. 

 

Në mënyrë që ky feature të punojë duhet që të plotësohen disa kushte. Ti duhet të krijosh një Family Group online tek families.google.com për të menaxhuar si celularët ashtu edhe Smart Display reminders, dhe kjo do të jetë e nevojshme për njerëzit që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi. Gjithashtu ti mund të mbështetesh edhe tek sistemi i disa llogarive i një Smart Display ose një smart speaker me Assistant, për aq kohë sa Voice Match është i ndezur.  

 

Për ti dërguar reminder dikujt, duhet që personi të gjendet në listën tënde të Google Contacts. Për fëmijët që janë nën 13 vjec në mënyrë që të aksesojnë reminders, prindërit do të duhet të krijojnë një llogari private nëpërmjet platformës së Family Link, dhe pastaj ta lidhin këtë llogari më zërin e fëmijës tek një speaker Google Home.

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/