Adobe po shpreson të eleminojnë procesin e lodhshëm dhe që harxhon kohë të editimit të videove për rrjetet e ndryshme sociale, nëpërmjet feature të tij më të ri AI të quajtur Auto Reframe për Premiere Pro. Për shembull, nëse ti ke një video që do ta postosh në Youtube, Instagram Grid dhe Instagram Stories, ti duhet ta editosh këtë video për tre formate të ndryshme. Auto Reframe mund ta bëj automatiksht këtë gjë, ai identifikon cfarë ndodh në video dhe e pret atë sipas formateve që nevojiten si katrore, vertikale apo 16:9.
Auto Reframe është një efekt i cili mund të aplikohet në klipet e Premiere dhe përdoruesit mund të zgjedhin midis tre llojeve të lëvizjeve (Slower Motion, Default dhe Faster Motion) për ti lejuar alogoritmit të kuptoj sesa lëvizje duhen në video. Efekti do të prodhojë keyframes të lëvizjes që ndiqen nga aksioni në përmbajtjen, e cila manualisht mund të përshatet për fine-tuning. Ajo gjithashtu mund të ndryshojë përmasat e tekstit për secilën nga përmasat, e cila i kursen editorëve të videove goxha kohë.
Adobe ka shtuar disa features në aplikacionet e tij të Creative Clouds për ti shërbyer më shumë platformave të rrjeteve sociale. Premiere Rush CC, versioni falas për celular i Premiere, u bë pikërisht për Youtube, dhe feature e tij janë shtuar për ti shërbyer edhe Snapchat, Instagram, Facebook dhe Twitter.