Vetëm pak orë pas ftesës publike për dialog drejtuar opozitës dhe aleatëve të saj, kryeministri Edi Rama është larguar jashtë Shqipërisë.
Rama ka zbritur pasditen e djeshme në aeroportin e Barit.
Mësohet se kryeministri do të jetë në Bari ku do të marrë pjesë në forumin “Ekonomia Blu në Mesdhe, dhe Mundësia për Bashkëpunim” të organizuar nga Rajoni i Pulias në “Fiera del Levante”.
Ndërkohë ai është pritur në aeroport nga Presidenti i Rajonit të Pulias Michele Emiliano i cili është një nga organizatorët e eventit.
Në forumi do të flitet edhe për aeroportin e Vlorës, një projekt i cili akuzohet në Shqipëri si jo-transparent dhe i papranueshëm.