Janë luajtur mbrëmjen e sotme 8 ndeshjet e tjera të Champions Legua.
Dy ndeshjet që priteshin me më shumë interes mbrëmjen e sotme ishin PSG-Real Madrid dhe Atletico Madrid-Juventus.
Parisienët kanë turpëruar madrilenët në "Parc des Princes", duke i mposhtur me rezultatin e thellë 3-0.
Lojtari dhe protagonisti kryesori ndeshjes ishte pa dyshim ish-ylli i Real Madrid, Angel Di Mario, i cili i shënoi dy gola ish-skuadrës së tij, përkatësisht në minutat '14 dhe '33 të pjesës së parë.
Goli final që vulosi sfidën e vlefshme për Grupin A u shënua Thomas Meunier në minutën 90+1.
Pavarësisht mungesave të shumta, francezët arritën të "gjunjëzonin" 13 herë kampionët e Europës.
Ndeshja tjetër mes Atletico Madrid dhe Juventus, e vlefshme për Grupin D, u mbyll në barazim me rezultatin 2-2.
"Zonja e Vjetër" ishte shumë pranë fitores në transfertë, por goli i shënuar Hector Herrera në minutën e '90-të, ua mohoi këtë gjë.
Ndeshja u zhbllokua nga juan Cuadrado i cili kaloi italianët në avantazh në minutën e 48-të, ndërkohë që vetëm 17 minuta më pas Matuidi dyfishoi shifrat për "bardhezinjtë".
Goli i Savic 20 minuta nga përfundimi i ndeshjes riktheu shpresat e madrilenëve, të cilët arritën të barazonin në limitet e ndeshjes.
Në sfidat e tjera, Manchester City fitoi në transfertë ndaj ukrainasve të Shakhtar Donetsk me rezultatin 0-3, me të njëjtin rezultat fitoi edhe Bayern Munich përballë Crvena Zvezda, ndërkohë surprizë ishte humbja e Atalantës së Berat Xhimshitit, e cila u shkatërrua 4-0 nga kroatët e Dinamos së Zagrebit.
Ndeshjet e luajtura sot:
Club Brugge – Galatasaray 0-0
PSG – Real Madrid 3-0
Olympiacos – Tottenham 2-2
Bayern Munich – Crvena Zvezda 3-0
Shakhtar Donetsk – Manchester City 0-3
Atletico Madrid – Juventus 2-2
Bayer Leverkusen – Lokomotiv Moscow 1-2