Përsëritet historia, një tjetër emigrant shqiptar bie pre e rumunit: Më kërkoi 150 euro dhe tha se kishte të birin sëmurë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.09.2019, 23:01

Një mesazh i mbërritur mbrëmjen e djeshme në redaksinë e JOQ Albania tregoi se si një emigrant shqiptar ishte mashtruar nga një shtetas rumun, i cili po hiqej sikur babai i kishte pësuar aksident dhe kishte nevojë për për para për të mbushur makinën me karburant, pasi i tha se "nuk i punonte karta e kreditit".

Rumuni i ofroi shqiptarit një unazë prej floriri dhe një orë që mbante në dorë.

Shqiptari i mori vetëm unazën dhe i dha 100 euro. Mirëpo, kur shkoi në Shqipëri dhe e çoi unzën tek një argjendari për të parë nëse ishte flori, aty e kuptoi që kishte rënë pre e një mashtrimi.

Por mesa duket ky nuk ka qenë emigranti i vetëm shqiptar që është mashtruar prej shtetasit rumun.

Mbrëmjen e sotme një tjetër emigrant shqiptar në Greqi ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se i ka ndodhur e njëjta histori të premten e kaluar në qytetin e Katerinës.

Qytetari shprehet se teksa ishte nisur për të bërë 'shopping', i ndalon përpara një makinë me targa rumune, ku brenda ndodhej një burrë, i cili i tha se kishte nevojë për ndihmë.

Ashtu siç ndodhi edhe me rastin e publikuar mbrëmjen e djeshme në JOQ Albania, rumuni i kërkoi shqiptarit 150 euro borxh për të mbushur makinën me karburant, duke u arsyetuar se kishte fëmijën e sëmurë dhe karta e kreditit i ishte bllokuar.

Rumuni i ofroi një orë dore të markës, "Armani", si garanci që do ia kthente sërish paratë, si dhe nxorri kartën e identitetit për t'i bërë foto dhe shkëmbyen numrat e telefonit.

Shqiptari zgjodhi "ndjenjat" në këtë rast dhe e besoi rumunin, pasi kishte edhe një grua me një fëmijë brenda në makinë.

Por të nesërmen rumuni ia kishte bllokuar thirrjet telefonike shqiptarit.

Emigranti tregon se shkoi në një dyqan për të pyetur për orën "Armani", por ajo rezultoi që nuk ishte origjinale.

Ai bën apel për të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes nga të tilla raste që po ndodhin rëndom kohët e fundit, që të mos kenë të njëjtin fat.

Mesazhi i plotë:

pershendetje JOQ jam nje emigrant qe jetoj ne greqi pashe nje postim ne faqen tuaj historin e emigrantit shqiptar qe ishte mashtruar nga nje rumun desha te trregoja se e njejta histori me ndodhi dhe mua te premnten qe kaloi ne qytetin e katerines ne greqi pasi jetoj ne nje fshat te katerines dhe ate dite kisha shkuar ne katerin do percillja prindit emi per ne shqiperi pasi prindrit u nisen per ne shqiperi dhe atobuzi qe shkonte per ne fshatin ku jetoj dontecdhe 2 ore qe te niseshe dhe vendosa te shkoja ne nje dyqan rrobash per te ber shoping dhe befas ndalon nje makine me targa rumune dhe me pyet nese ube isha mysliman dhe me tha qi kishte nevoj per ndime me pyeti nese dija anglish, italisht, apo ferngjisht qe te mund te komunikonim per problemin qe kishte rumuni mir po une nuk jam mir me gjuhet e huaja me gjithse anglisht kuptoja pak dhe ai dinte pak greqisht dhe me tha qe kishte nevoj per 150 € se duhet ti shtinte karburant makines dhe se kishte femijen te semure dhe karta e creditit i ishte bllokuar fmdhe nuk mund te nxirrte dot lek nga bankomati me dha nje ote armani qe ta mbaja peng deri sa ai te me kethente leket dhe me tha se do to kethej leket te nersmen dhe nxorri dhe karten id qe ti beja foto gjithashtu shkembyem dhe nr e tel qe te mund te komunikonim dite tjeter t e them te drejte seshte se po e besoja plotesisht por emocionet me pushtuan pasi ai kishte dhe gruan me femijen me vete pasi pash qe femija po shikonte nga xhami i makines dhe gruaja eti mu duk shum e prekur dhe vendosa ta ndimoja dhe diten tjeter ne mengjes nga ora 10:00 provoj ti telefonoj por ishte e pamundur te lidhesha me te pasi kishte bllokuar thirrjet dhe me ps shkova ne nje duqan te pyesja per oren armani qe me la peng ne qofte se ishte orgjinale apo jo gjithsesi une isha i sigirrt qe ajo ore nuk ishte orgjinale por thjesht per siguri shkova ne dyqan dhe normale qe rezultoi qe ora nuk ishte orgjinale faktikisht nuk doja ta beja publike por pasi pash hisorine e patriotit qe kishte derguar tek ju atere vendosa ta bej publike dhe une hisorin time ju lutem gjithe shqiparve te ken kujdes nga keta persona pasi besoj se jan grup te shperndare gjithandej dhe merren me keto mashtrime dhe ju lute shperndajeni sa me shume kete ngjarje qe te munden ta shikojn sa me shume veta dhe te mos ken te njejtin fat.

Nuk dihet nëse mjeti i identifikimit që rumuni përdori si garanci ndaj shqiptarit është me të dhënat të sakta.

Këto janë vetëm dy raste që janë bërë publike, por është ende e paqartë se sa shqiptarë apo shtetas të tjerë të huaj, mund të ketë mashtruar rumuni në fjalë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit