Megjithëse femra është një qenie e cila fillimisht duhet të respektohet dhe të dashurohet, ky koncept është i paperceptueshëm nga disa meshkuj.
Janë pikërisht femrat ato që na kanë sjellë në jetë dhe janë ato që na gjenden pranë kur kemi nevojë për ngushëllim.
Femra është e shenjtë, por imazhi i saj vazhdon të përdhoset shpesh kur mbi të vihet dorë...
Rasti që do trajtojmë më poshtë është tejet delikat.
Në videon e mbërritur në redaksinë tonë, duket qartazi se ka ende femra që i trajtojnë si të ulëta dhe dhunohen nga meshkuj të pafrenueshëm...
Protagoniste është një vajzë dhe dy djem... Ajo debaton me njërin prej tyre dhe i thotë të ikë, por ai ngre dorën dhe e godet me shpullë aq fort sa i përplaset koka në mur dhe vajza nis të qajë e dëshpëruar...
Nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë të riun të dhunojë vajzën... por asnjë motiv nuk mund ta justifikojë dhunën!
Të shqetësuar nga zhurma që grupi po bënte, banorët kanë parë skenën e shëmtuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë.