JOQ Albania
Home

Google Photos shton Memories, një arkiv privat që duket si Instagram Stories
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 18/09/2019 14:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Google Photos po shton features për të nxitur kujtimet, duke filluar me një tool të ri i cili kthen fotot e vjetra dhe videot në përvjetorin e tyre në një format që ngjason me Instagram Stories. Google Photos më parë të nxiste ty të kontrolloje fotot e vjetra me një feature të quajtur “rediscover this day”, të cilat më pas do të dërgoheshin tek Assistant tab i aplikacionit. Tanimë ato do të shfaqen në krye të ekranit njëlloj si Instagram Stories. 

 

Ti nuk do të shohësh cdo foto ose video që ti ke kapur si kujtim por algoritmi do të zgjedhë disa prej tyre bazuar në një varietet sinjalesh. “ Jo të gjitha kujtimet janë krijuar njëlloj” tha drejtuesi i produkteve për Google Photos. Në muajt në vazhdim, ti do të kesh mundësinë të shpërndash foto dhe video më miqtë dhe familjarët e tu në një format miqësor që gjithashtu ngjanson më një Instagram Feature, direct message. Me pak fjalë, fotot do të bëhen së shpejti aplikacioni i mesazheve të Google.

 

Google gjithashtu do të sjellë më shumë foto në botën reale të cilat sigurisht do t’i gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme. Kompania tha, se tani ti mund të porosisësh nga aplikacioni printe të fotove 4×6 dhe ti marrësh ato në të njëjtën ditë. Të gjitha këto ndryshime që Google po ndërmerr, kanë si qëllim që ai të bëhet një ndër aplikacionet më popullore. 

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/