Ka startuar mbrëmjen e sotme rrugëtim i gjatë i Champions League, ku nuk kanë munguar befasitë, surprizat dhe golat në tetë ndeshjet e zhvilluara.
Dy ndeshjet më të shumëpritura të mbrëmjes së sotme (17 shtator) ishin Napoli-Liverpool dhe Dortmund-Barcelona.
Napolitanët arritën të mposhtnin në shtëpi kampionët e Europës, me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin E.
Golat u shënuan në 10 minutat e fundit të lojës, ku Dries Mertens shënoi fillimisht me penallti në minutën 82, ndërsa vulosi shifrat e sfidës Fernando Llorente në minutën 90+2.
Ndeshja tjetër mes Dortmund dhe Barcelona, e vlefshme për Grupin F, i cilësuar ndryshe si "Grupi i Ferrit", u mbyll në barazim pa gola.
Vendasit ishin ata që e dominuan ndeshjen, duke krijuar më shumë raste, por pa mundur t'i finalizonin.
Në të njëjtin grup, surprizë ishte barazimi i Inter me Slavia e Pragës në "Giuseppe Meazza". Zikaltërit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj skuadrës çeke.
Po ashtu edhe humbja e Chelsea ndaj Valencias me rezultatin 0-1 në Grupin H ishte e papritur.
Ndeshjet e luajtura sot (17 shtator):
Napoli – Liverpool 2-0
Red Bull Salzburg – KRC Genk 6-2
Inter – Slavia Praha 1-1
Dortmund – Barcelona 0-0
Olympique Lyonnais – Zenit St. Petersburg 1-1
Benfica – Leipzig 1-2
Ajax – Lille 3-0
Chelsea – Valencia 0-1